FOTO/ Me një shenjë të kuqe në fytyrë, aktori merr vëmendjen në “Emmy Awards”. Ja kuptimi
Aktori D’Pharaoh Woon-AiTa mori pjesë në ceremoninë e 76-të të ndarjes së çmimeve “Emmy Awards”, ku me pamjen e tij tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave. 22-vjeçari u shfaq në tapetin e kuq me një kostum elegant, ndërsa mbi gojë kishte një gjurmë të kuqe të palmës.
Shkrimi i kuq mbi gojë interpretohet si një deklaratë e heshtur solidariteti me lëvizjen kushtuar grave vendase në të gjithë ShBA-në dhe Kanadanë, të cilat janë zhdukur ose vrarë.
Dora e kuqe qëndron për “të gjitha gratë e zhdukura, zëri i të cilave nuk u dëgjohet, heshtja e mediave dhe institucioneve që supozohet të zbatojnë këto ligje”.
Woon-A-Tai u nominua për aktorin më të mirë kryesor në një serial komedi për “Reservation Dogs”. Edhe pse nuk e fitoi çmimin, ai hyri në histori si aktori i parë indigjen që u nominua në kategorinë e roleve kryesore.