FOTO/ Në garë për ”Miss Universe”, 60-vjeçarja: Ky është hapi i parë i një ndryshimi që po vjen
Gara e 60-vjeçare argjentinase për Miss Universe mund të ketë marrë fund, por ajo thotë se udhëtimi i jashtëzakonshëm është “hapi i parë i një ndryshimi” në perceptimet e shoqërisë.
Alejandra Rodriguez bëri bujë në të gjithë botën në prill kur u kurorëzua Miss Buenos Aires. Ndërsa ajo nuk ishte në gjendje të përsëriste atë triumf të shtunën për t’u bërë Miss Argjentina dhe për të fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin Miss Universe, ajo fitoi kategorinë “imazhi më e mirë” dhe festoi fillimin e një ndryshimi në mënyrën se si bukuria perceptohet.
“Ky është hapi i parë i një ndryshimi që po vjen”,-tha Rodriguez, një avokate dhe gazetare me profesion. “Shpresoj që pjesëmarrja ime të shënojë një hap para. Mendoj se bukuria e jashtme është gjithmonë fokusi kryesor, nuk mendoj se është gabim të zgjedhësh një femër të bukur, por ndoshta koncepti i bukurisë duhet të zgjerohet”, tha ajo.
Deri në vitin 2023, konkurrentet dhe të ishin midis moshës 18 dhe 28 vjeç që nga 1 janari i vitit në të cilin ato konkurrojnë. Por që nga viti 2024, nuk ka kufi moshe. Heqja e kufirit të moshës ishte vetëm një nga ndryshimet e rregullave që konkursi prezantoi në 2023 në një përpjekje për t’u modernizuar.