Futbollisti që ka lindur më shumë fëmijë sesa ka bërë gola për 6 javë

Tre fëmijë nga tri gra të ndryshme, të gjithë të lindur brenda një periudhe 6 javore. Babai i treshes së të vegjëlve, është futbollisti, Saido Berahino, sulmuesi i Stoke City, Saido Berahino.

Ish-gruaja e tij, Stephania Christoforou lindi më 30 maj në Birmingham, ndërsa ish- e dashura, Chelsea Lovelace lindi më 17 korrik në Walsall. Në të dyja certifikatat e lindjes, thuhet të jetë baba Berahino nga Burundi me nënshtetësi britanike.

Por “The Sun” pretendon se avokatët e ish-sulmuesit të West Brom janë në bisedime me një grua të tretë, e cila pretendon se është babai i një fëmije të lindur më 15 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, të tria foshnjat kanë lindur në një periudhë gjashtë javore. Kjo i bie që ai të ketë lindur më shumë fëmijë se sa të ketë shënuar gola. Futbollist ka realizuar vetëm dy gola që nga viti 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?