Fytyra e Meghan-it kur pranë saj është ish-i i Harry-it (FOTO)

Një nga ato fakte që njerëzia do të donte t’i harronte: princ Harry ka patur të dashura të tjera para Meghan Markle-it! Duam s’duam, ATO kanë ekzistuar dhe kanë qenë aq prezente në jetën e tij sa ekziston edhe një foto e dukeshës dora vetë me Cressida Bonas.

E dashura e Harry-it nga viti 2012 deri më 2014-ën për të cilën është folur jo pak para, gjatë dhe pas martesës me Markle. Dhe ja ku shfaqen të dyja në një vend. Fotoja është shkrepur në Wimbledon në 2016-ën. Meghan-in siç e shihni është ajo e veshur me të zeza, ndërsa ish-i i princit është vajza bjonde e ngritur në këmbë që mban veshur fustanin ngjyrë blu të errët.

Vërtetë vajzat nuk po bisedojnë a diçka e tillë, por fakti që janë kaq afër e bën sado pak të sikletshme situatën. Duke marrë parasysh që fotoja daton që prej 2016-ës dhe çifti i ri kishte nisur me romancën e tyre, mund ta kuptojmë mimikën e Meghan-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, është e pamundur që në kokën e saj të mos ketë kaluar një mendim që lidhet me ish-in! Gjithsesi marrëdhëniet në vijim ishin të paqta. Ish partnerja e Harry-it ishte prezente në dasmën mbretërore dhe më shumë se e lumtur për jetën e re të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?