“Game of Thrones”, yjet e serialit parakalojnë në tapetin e kuq në Nju Jork

Në më pak se dy javë pritet të transmetohet sezoni i fundit i serialit “Game of Thrones” . Yjet e serialit të njohur kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit.

Yjet e serialit të njohur “Game of Thrones”  kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit. Gati të gjithë yjet që janë në sezonin e tetë, por gjithashtu edhe aktorët që kanë qenë pjesë ne sezonet e kaluara ishin në këtë festë. Aktorët, tejet elegant, u takuan me njëri-tjetrin duke festuar përfundimin e këtij seriali i cili ka nisur sezonin e tij të parë në vitin 2011.

Në tapetin e kuq në New York, u vu re mungesa e aktores Lena Headey, e cila luan rolin e Cercei Lannister. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja e cila u shpreh e keqardhur që nuk mund të festonte me kolegët e saj në Neë York për arsye shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premiera e “Game of Thrones” do të jetë në 14 prill, ndërsa pesë episodet e ardhshme do të transmetohen çdo javë deri në mes të majit. Edhe pse janë vetëm gjashtë episode, ato do të jenë në total 432 minuta, rreth 7.2 orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trailer-i i plotë i sezonit 8 të Game of Thrones u prezantua në mars. Ai fokusohet në ndërtimin e skenës epike kundër Night King dhe ushtrisë së të vdekurve në Winterfell.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?