Gjendet pa jetë në banesë aktorja nga Kosova, shkaqet mbeten ende të pazbuluara
Drita Duraku, aktorja e njohur e humorit nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.
Ngjarjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.
Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarja Radije Hoxha.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë! Zoti të mëshiroftë në atë botë!”