“Gruan e parë e kam për shpi, ti je për qejf!”, Anxhela Peristeri tregon propozimin epik për martesë

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të rrallë, ku ka treguar se ajo kishte qenë duke kënduar në një dasmë në Maqedoni, ndërkohë të nesërmen në një mënyrë mjaft të papritur kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri.

Gjatë një interviste në emisionin “Thumb”, Anxhela tha se dhëndrin e kishte takuar të nesërmen e dasmës në një supermarket.

“Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Anxhela u pyet  gjithashtu nëse është apo jo e lidhur me këngëtarin e njohur Mateus Frroku, Anxhela ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë thjesht dy kolegë të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?