Habit Spartak Ngjela: Heidi është e zgjuar, do të jetë fituese e BBV 3
Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking”, ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në Big Brother VIP 3.
Ai shprehet se fituese e shikon Heidin pasi ka eksperiencë edhe nga Grande Fratello. Përsa i përket marrëdhënies me Romeon, Ngjela shprehet se Heidi e ka krijuar këtë lidhje dhe pret një gabim të Romeos për të marrë më shumë pikë.
Fiori Dardha: Kë sheh fitues në Big Brother?
Spartak Ngjela: Tre ditë e kam ndjekur dhe ajo Heidi më duket më në ngjitje. Se si e paraqet atë lloj intelekti nuk e di, por është shumë intuitave. Mesa kam parë unë, i njeh të tërë ata dhe në ato tre ditë që e kam parë, mësova që ajo ka qenë tek Grande Fratello, ka eksperiencë. Eksperienca nuk vjen nga fitorja, vjen nga humbja, por jo se nuk ka bërë kriticizëm. Ajo ka ikur se e dinte që s’do fitonte dhe ka thënë po të iki kam dhe një tjetër rast për ta ribërë këtë dhe erdhi ta bëjë në Shqipëri. Ajo është më mirë nga të gjithë në pikë, më kanë thënë ekspertët që i ndjekin. Pyeta njërin që i njihte dhe më tha që ajo është më mirë në pikë, në opinionin publik.
Fjori Dardha: E favorizon apo e penalizon lidhja që ka krijuar brenda Big Brotherit?
Spartak Ngjela: Nuk e dimë se si e ka, këto lidhje dëmtojnë të lidhurin jo më lidhësen. Lidhësja lë të lidhurin. Ku është loja juridike e avokatisë këtu? Ajo e ka krijuar këtë lidhje dhe ajo po pret gabimin e burrit. Ti e di që burri yt bën gabime, nuk diskutohet fara, gruaja i di të tëra, por lëshon, nga dashura, nga fëmijët etj. Këtu nuk janë këto. Ajo pret gabimin që pastaj të marrë pikë të tjera.
Fjori Dardha: Mesa kuptova ju shihni Heidin fituese?
Spartak Ngjela: Deri tani atë kam parë.