Hiri i Luke Perry u shpërnda në fermën ku jetonte

Trupi i aktorit të njohur Luke Perry u dogj dhe hiri i tij u shpërnda në fermën ku jetonte, në Vanleer, të Tennessee, vendi që dashuronte më shumë e ku jetoi për 20 vjet.

I larguar nga kjo botë në moshën 52 vjeçare, për shkak të një goditjeje në tru, aktori kishte përzgjedhur djegien e trupit, sipas asaj që shkruan Tmz.

Në fermën që kishte blerë në vitin 1995, falë suksesit që kishte patur në setin e xhirimit, e fejuara e tij Wendy dhe fëmijët Jack dhe Sophie do t’i thonë lamtumirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se ish-ylli i “Beverly Hills 90210” nuk i donte shumë mondanitetet dhe celebrimet me bujë dhe për këtë arsye, funerali i tij do jetë i rezervuar vetëm për miqtë dhe familjarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perry do martohej këtë verë me Wendy-n.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?