Hitman-i Capital T rikthehet në Tiranë për një kapsulë të re muzikore
Data 16 gusht është e zënë nga reperi i popullarizuar i skenës shqiptare e jo vetëm, Trim Ademi i njohur me emrin artistik Capital T. Në këtë datë ai do të mbajë koncertin e dytë në Tiranë dhe të tretin nën emrin, ”Time Capsule” që këtë herë është ”Time Capsule III-The Return”. Koncerti është i konceptuar për të sjellë tek publiku një epokë të re muzikore, larg skenave komerciale dhe muzikës ”fast-food” që ka pushtuar skenën. Artisti i cili ka kënduar që nga mosha 13-vjeçare, do të performojë këngët të cilat i ka hite të gjitha, derisa me të në skenë do të ngjiten edhe këngëtarë të tjerë.
Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë ”Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e njerëzve dhe e bëri atë artistin e parë që çeli dhe i dha vulën një epoke të re të koncerteve në Shqipëri. Më pas, ”Time Capsule II” u ndal edhe në Prishtinë, ku mes të tjerëve ishte i ftuar edhe ikona Akon. Mbetet për tu parë çfarë ka rezervuar për koncertin në Tiranë në stadiumin ”Selman Stërmasi”. Koncepti i Time Capsule është ky. Meqenëse është udhëtim në kohë, ka këngë të vjetra, të reja, këngë që ende nuk janë dëgjuar. Domthënë; e kaluara, e tashmja, e ardhmja.
Capital T është artist që karrierën e tij nuk e ka të bazuar në skandale, por në këngë që janë verore dhe të nevojshme, këngë për situatat socio-politiko në vend, krijime të arta për dashurinë, dhe jo ”fast-food” për klikime. Capital T është i pari artist që këngët e vjetra shqiptare, i moderizoi dhe Time Capsule këtë koncept ka, ”e kaluara, e tashmja, e ardhmja” bashkë në një skenë. Më 16 gusht, ai rikthehet në Tiranë, mos e harroni këtë datë.
View this post on Instagram