Horoskopi javor për 12 shenjat, ja çfarë ju pret
Dashi-Përqendrohu, Dash! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të ndërgjegjësimit që qeveriset nga Virgjëresha, duke të të ndihmuar të jetosh momentin. Gjatë kësaj jave do të arrish të identifikosh më shpejt ndjesitë e tua dhe të përjetosh të gjitha emocionet që do të të dalin përpara. Afërdita dhe Jupiteri të rilidh me njerëzit që do, ose të sjell një takim të ri interesant.
Demi-Shprehu, Dem! Të hënën, Mërkuri rikthehet në sektorin e ekspozimit emocional, duke të të ndihmuar të ndash me të tjerët atë që ke në zemër. Mërkuri dhe Marsi të mbështesin që të flasësh sinqerisht për gjithçka.
Binjakët-Çfarë po ndjen? Të hënën, Mërkuri rikthehet në hapësirën tënde, atë që është përgjegjëse për çështjet e zemrës, duke të të frymëzuar që të emërosh ndjesitë e tua. A po të thotë instinkti të afrohesh, të largohesh, apo të qëndrosh në vend? Dëgjoje zemrën dhe merr guximin ta ndjekësh atë.
Gaforrja-Shto më shumë tulla në strukturën tënde dhe aktivizo ndjeshmërinë, Gaforre! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të komunikimit, duke të të ndihmuar të kalosh me aftësi mes aftësitë të të folurit dhe të dëgjuarit. Një bashkëveprim Mërkur-Mars, që do të ndodhë të enjten, të jep rastin që ta vendosësh në provë atë për të cilën ke punuar. Afërdita dhe Jupiteri të japin shansin të largohesh dhe çlirohesh nga e shkuara.
Luani-Qëndro me këmbë në tokë, Luan! Mërkuri rikthehet në Virgjëreshë të hënën dhe të ndihmon të qëndrosh i/e qetë në lidhje me çështjen e parave. Mërkuri dhe Marsi të kujtojnë që trupi yt përmban mençuri dhe ia vlen të dëgjohet. Fundjava të gjen me miqtë, ndaj mblidhuni dhe festoni për sukseset tuaja.
Virgjëresha-Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Planeti yt sundues, Mërkuri, kthehet në shenjën tënde të hënën, duke të të dhënë qartësi në të folur, dëgjim aktiv dhe zgjidhje të problemeve. Mund të planifikosh një udhëtim me miqtë, si dhe të marrësh një vizion të ri për të ardhmen.
Peshorja-E kaluara mbetet e kaluar, Peshore. Mërkuri rikthehet në zonën tënde që merret me përfundimin e problemeve të së shkuarës, duke të të nxitur të lësh pas dhimbjen. Mërkuri dhe Marsi të ndihmon të qëndrosh i/e qetë dhe i/e përgjegjshëm/me për vështirësitë që kanë ndodhur në të shkuarën. Mos i lejo ato të ndikojnë në të tashmen dhe mandej, në të ardhmen tënde.
Akrepi-Largohu për pak kohë nga puna, Akrep! Mërkuri largohet nga zona jote e karrierës dhe përqendrohet te sektori social, i qeverisur nga Virgjëresha, kështu që largohu nga zyra dhe kalo ca kohë me miqtë e tu. Dyshja Afërdita – Mars të jep mençurinë e duhur, përmes përvojave të miqve të tu.
Shigjetari-Këtë javë je zjarr, Shigjetar! Të hënën, Mërkuri rikthehet në zonën tënde të punës, duke të të bërë ambicioz/e dhe duke të të ndihmuar të arrish qëllimet e tua profesionale me shpejtësi. Mërkuri dhe Afërdita të nxisin të marrësh në konsideratë të gjitha aspektet që të bëjnë ta duash punën tënde.
Bricjapi-Kthehu në “shkollë”, Bricjap! Mërkuri rikthehet në zonën tënde të mençurisë, e cila qeveriset nga Virgjëresha, duke të të motivuar të zhvillosh aftësi të reja përmes edukimit dhe udhëtimeve. Dyshja Mërkur-Mars të jep udhëzime të ndryshme për marrëdhënien romantike dhe raportet me të tjerët.
Ujori-Cila është e vërteta jote, Ujor? Mërkuri rikthehet në zonën tënde të ndershmërisë që qeveriset nga Virgjëresha, duke të të frymëzuar të flasësh më shpejt për botën tënde të brendshme. Dyshja Mërkur-Mars të kujton se besimi tek të tjerët varet edhe nga pritshmëritë e tua, në ato që ti formon tek të tjerët. Të dielën, Afërdita dhe Mërkuri të ftojnë në një aventurë argëtuese, kështu që ndiq kureshtjen.
Peshqit-Gjej zgjedhjen që të përshtatet më shumë! Mërkuri rikthehet në sektorin tënd të negociatave dhe qeveriset nga Virgjëresha të hënën, duke të të ndihmuar të shohësh konfliktin si një problem që kërkon një zgjidhje shumë të madhe. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi të frymëzon të ndash një ndjesi të thellë me dikë tjetër, për ta bërë marrëdhënien edhe më domethënëse.