Horoskopi për ditën e sotme, 12 shtator 2024

Dashi
I gjithë tensioni i kohëve të fundit po zhduket si me magji dhe ju po riktheheni dashi i dikurshëm, i këndshëm dhe me humor. Në punë po mbani vendin kryesor të peshës, gjë që ju ka nxjerrë nga shinat. Energjia e ripërtërirë mban larg entuziazmin, por ndërgjegjia juaj nuk është e qetë. Keqkuptimet me partnerin janë mëse normale kur ju keni hequr dorë nga të qenurit një partner i butë. Pika e dobët; ndjeshmëria, çelësi i suksesit; kursimet.

Demi
Ka një ndryshim në sferën sentimentale pas një zhvillimi të papritur me partnerin. Çështjet e punës po ju ngatërrohen me ato të zemrës dhe nuk jeni të qartë me veten. Harmonia e dikurshme është kthyer në mungesë komunikimi dhe shumë biseda e plane kanë mbetur pezull. Shëndeti është mirë, ndërsa sfera sociale mbetet interesante. Pika e dobët është distanca me partnerin, çelësi i suksesit; kurioziteti.

Binjakët
Dashuria po shkon mirë, deri në momentin kur do i rezistoni një rikthimi. Mësoni të falni dhe ecni përpara. Puna rezervon surpriza, jo gjithmonë të këndshme. Mos e teproni me biseda të gjata me miq që kanë kohë të tepërt për të harxhuar. Pika e dobët është lakmia për të qenë në krye, çelësi i suksesit; simpatia.

Gaforrja
Sfida dhe optimizëm; kështu do jetë dita juaj sot. Trazira në pozicionet astrale reflektohet tek çështjet e punës dhe marrëveshjet ligjore që mund të nënshkruani. Rruga juaj nuk duket e pastër pas ndërhyrjeve që priten nga persona të tretë që duan të përfitojnë sa më shumë. Përdorni fjalë të sinqerta dhe lëreni zemrën të thotë ato që ia keni ndaluar deri tani. Pika e dobët janë pseudomiqtë, çelësi i suksesit; aftësia për të ndjerë rrezikun.

Luani
Luanë parashikohen përforcime të marrëdhënieve në dashuri. Moskokëçarja juaj ndaj personave që tregojnë interes, ju bën edhe më tërheqës. Në punë çështjet kanë arritur në pikën kulminante ku ju po shijoni në një stad tjetër konceptet e reja. Hiqni dorë nga një udhëtim që do jetë shumë i kushtueshëm dhe mendoni më shumë për nevojat bazike. Pika e dobët; ekuilibri, çelësi i suksesit është vullneti.
Virgjëresha
Plani për një çështje ligjore është në favorin tuaj. Një periudhë e artë ka hedhur dritë tek pretendimet tuaja në karrierë. Idetë po rezultojnë funksionale dhe projektet novatore janë ato që duhen vënë në vijë. Analizoni detajet e një situate të krijuar në çift dhe ndërtoni strategjinë për të qenë të qetë dhe të lumtur. Pika e dobët është përqëndrimi, çelësi i suksesit, puna sistematike.

Peshorja
Dashuria ka marrë një kthesë të fortë dhe frika për të mos e humbur partnerin ju ka bërë më të kujdesshëm seç duhet. Ndiqni instiktet, por mos u bëni patetikë. Puna ju ka shtruar rrugën të ecni drejtë dhe të provoni sa vleni vërtetë. Qetësia ju mundon, por harmonia tashmë e humbur ju ka bërë më luftarakë për të marrë më të mirën. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm. Pika e dobët është mungesa e vëmendjes, çelësi i suksesit; durimi.

Akrepi
Thelbi i parimit tuaj sot është kompromisi. Persona të largët do përpiqen të vijnë tek ju me pretendime për të përfituar atë që ju takon vetëm juve. Pasiguria po ju shtyn të hiqni dorë nga shumë privilegje. Ju mbron pozita astrale, ju duhet thjesht të dëgjoni zemrën për të mos rënë pre e situatave të paqarta emocionalisht. Ruani limitet dhe mos hiqni dorë nga partneri juaj. Pika e dobët; nënvlerësimi, çelësi i suksesit; delikatesa.

Shigjetari
Instikti po ju udhëheq në mënyrë argëtuese drejt një karriere të re, misterioze dhe me fitime të kënaqshme. Në punë po gjykoheni si person i parëndësishëm, por ju do i surprizoni të gjithë. Impulsiviteti është shndërruar në rutinë dhe askush nuk po ju jep më rëndësi. Pika e dobët është dashuria, çelësi i suksesit; guximi.

Bricjapi
Sqaroni mirë një keqkutim në punë dhe distancohuni nga persona me stimë të ulët. Qasja juaj radikale ndaj mendimeve pa nivel ju mban në pozita të mira që do ju sjellin përfitime intelektuale. Përgjithësimi i problematikave ju ka bërë pak skeptikë, por në fund do ketë bashkërendim të mirë të punëve. Pika e dobët është nostalgjia, çelësi i suksesit; paratë.

Ujori
Padurimi për të shijuar kënaqësitë e vogla të jetës ju është kthyer në prioritet. Shmangeni nxitimin dhe merrini gjërat shtruar, çfarë është e juaja, është e juaja. Reflektoni për ato që ju sjell momenti dhe shfrytëzojini me durim. Në punë po ju duket gjithçka e lehtë, por nganjëherë ju duhet të ngadalësoni hapin. Pika e dobët është padurimi, çelësi i suksesit; largpamësia.

Peshqit
Përforconi lidhjet emocionale me rrethin e afërt dhe tregohuni person social. Në punë shfrytëzoni rastin për një pagë më të mirë. Krahasoni veten me fillimet tuaja dhe analizoni sekretin e suksesit. Dashuria ju ka bërë më të përgjegshëm, ruajeni këtë veti! Pika e dobët është pasiguria, çelësi i suksesit; dëshira për t’i parë anën pozitive problemeve.

SHKARKO APP