Horoskopi për ditën e sotme, 2 tetor 2024

Dashi
Shfrytëzoni këtë periudhë për të mos humbur përgjithmonë një rast për të qenë aty ku keni ëndërruar gjithmonë. Dashuria duket pasionante, por ju shpesh tërhiqeni në hije duke pritur që partneri të marrë të gjithë peshën e lidhjes. Puna ju ka dobësuar, mos shkoni kundër rrymës! Shëndeti mbetet i qëndrueshëm. Pika e dobët është misteri i pavend dhe çelësi i suksesit janë ca para që keni lënë mënjanë.

Demi
Hej demë forma e mirë fizike duhet harmonizuar me atë shpirtërore. Emocionet ju kanë zbutur ambiciet e kota që më parë ju ishin kthyer në prioritet. Familja është vlera juaj më e madhe. Puna po shkon mirë, por ekonomikisht çaloni tek investimet e mëdha, por ju dini të kënaqeni me pak. Shëndeti është I fortë, ruajeni! Pika e dobët është të ëndërruarit me syhapur, çelësi i suksesit është elasticiteti social.

Binjakët
Binjakë të dashur këto ditë do ju zhysin në një përrallë që vështirë se do mund të dilni dot lehtë. Jetoni bukur çdo çast në lidhjen tuaj dhe mos u rezervoni nëse dikush kërkon t’ju ktheje pas në kohën kur keni vuajtur për fajin e të tjerëve. Pika e dobët është afrimiteti i pajustifikuar me njerëz dembele e pa vizione, çelësi i suksesit; pasioni për të superuar idetë naïve të kolegëve, ecni përpara!

Gaforrja
Fat të madh keni sot ju gaforre. Keqardhja per kohën që iku duhet zhdukur krejtësisht pasi ditë të mrekullueshme ju ndrijnë në horizont. Letrat janë të hapura dhe ju duhet thjesht të shihni me kujdes se çfarë keni përqark. Frika mos humbisni durimin me persona kokëfortë ju ka stepur për të vendosur mbi një çështje madhore. Pika e dobët është rutina vanitoze, çelësi i suksesit është zgjuarësia për të dalë nga situata.

Luani
Adrenalinë, hej luanë keni kaluar në një stad të ri energjik dhe nuk po ju njohin dot më. Shpesh rrëshkisni në delirim, por rrethanat ju riformatojnë me sforco. Disiplina është motivi juaj që duhet ta tradhëtoni pasi mund të humbisni gjithë sa keni me një komandë të vetme. Nuk ju shkon të ulni kokën para atyre që vibrojnë më ulët se ju, kapni majat! Pika e dobët janë fjalët e tepërta që nuk i kurseni aspak, ndërsa çelësi I suksesit; ngjyrat që ju mbushin e ju bëjnë të jeni më të mirët, të jeni thjeshtë; luanë!

Virgjëresha
Virgjëresha delikate, në mendjen tuaj kalojnë mijëra ide brenda pak sekondash. Ruani ekulibrin mes pasionit dhe racionales. Rrëfimet e ndjera të përvojave të të tjerëve po ju bëjnë më të ndjeshëm, ndaj ju duhet të ndryshoni atmosferë. Në punë po shkon çdo gjë siç dëshironit më herët. Mbi supe po mbani një peshë për të cilën do shpërbleheni në kohë. Pika e dobët është ndjeshmëria për detajet artistike dhe çelësi i suksesit; përshtatja me miq që rikthehen në jetën tuaj.

Peshorja
Yjet po shijojnë shkëlqimin tuaj. Gjithë kjo aurë që ju rrethon ju ka dhënë plot ngjyra në jetë. Dashuroni me zemër dhe mos u bëni të varur ndaj personave që simpatizoni. Matematicienë të frikshëm jeni në raporte sociale dhe keni kultivuar një mënyrë jetese që ju veçon nga të tjerët. Mirësjellja ju bën edhe më të bukur. Pika e dobët është kur mendoni se mund të zhdukni të shkuarën, çelësi i suksesit; arratisjet emocionale.

Akrepi
Një trashëgimi e madhe do ju kënaqë. Shpresat tuaja për të shkuar përtej mundësive ekonomike shpesh ju bëjnë qesharakë para atyre që jetojnë me laps në dorë. Priten takime pune dhe mbyllje çështjesh gjyqësore familjare. Delikate situata është në dashuri. Pika e dobët është superioriteti, çelësi i suksesit është racionaliteti.

Shigjetari
Shigjetarë, përvoja të reja në dashuri do ju trakasin në shpirt. Do humbisni pas romancës e do shënoni vitin më të artë në jetën tuaj. Martesat nuk janë të papritura, me rëndësi është t’i organizoni bukur. Shëndeti është pak delikat, por gjithçka duket kalimtare. Mos u befasoni shumë nga thashethemet, por injorojini sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Pika e dobët është paraja, çelësi i suksesit; shpirti aventurës.

Bricjapi
Ju po dukeni në sytë e të tjerëve një strateg, kur në fakt ata nuk njohin një përmasë tjetër tuajën; pasionin. Kjo eufori ju mbush shpirtin dhe ju hedh në terrene që mund t’i zotëroni pa frikë. Logjika dhe racionaliteti ju bëjnë pak të ftohtë në raport me kolegët, por ata që janë profesionistë dinë të vlerësojnë kapacitete tuaja. Mos u bëni dhelpërakë në raportin sentimental, dashuria fundja fundit është ngrohtësi. Pika e dobët është të qenurit të prerë, çelësi i suksesit; siguria që dini të falni.

Ujori
Ujorë jeni duke jetuar ditë që do ju japin statusin e të qenurit përfundimisht më të përkëdhelurit. Fejesa, fëmijë, lajme të mira në familje, blerje, punë të mira… por kujdes me raportet me kolegët. Pika e dobët do jenë tekat e tëpërta në dashuri, çelësi i suksesit; sinqeriteti.

Peshqit
Peshq të këndshëm, po notoni në ujëra që nuk ju përkasin. Ruani qetësinë në çdo marrëveshje financiare dhe mos kërkoni më shumë nga çfarë mund të ktheni. Në dashuri do jeni me krahë dhe kjo do ju bëjë optimist. Pika e dobët është mania për të mos qenë të sinqertë, çelësi i suksesit; aftësia për të qenë estetikisht të bukur.

SHKARKO APP