Ikonë në ”Meta Gala”, 10 gjërat që nuk i dini për aktoren Blake Lively
Ajo është ikona e tapeteve të kuq, siç ishte në ”Meta Gala”. Blake Lively është e bukur, inteligjente, grua e përsosur, nënë e dashur, aktore e jashtëzakonshme, madje edhe kuzhiniere eksperte.
1-Blake Lively nuk është emri i saj i vërtetë
Blake Lively është një pseudonim. Ose, më mirë Lively është një pseudonim. Emri i vërtetë i aktores është në fakt Blake Ellender Brown.
2-Në familjen e saj janë të gjithë aktorë
E gjithë familja e Blake përbëhet nga aktorë. Nëna e saj është mësuese aktrimi, babai i saj është aktor, si dhe vëllezërit Lori, Robyn, Jason dhe Eric. Profesioni është transmetuar brez pas brezi, si në një familje noterësh apo farmacistesh me pak fjalë!
3-Ka masa prej modeleje
Numri i këpucëve të saj është 40, pavarësisht këmbës së saj prej geishe! Madhësia është më se e justifikuar nga lartësia, Blake Lively është 1.78 m e gjatë dhe peshon 59 kilogramë.
4-Ajo filloi karrierën e saj si një zanë dhëmbësh
Roli i parë në aktrim i Blake Lively ishte ai i Trixie, zanës së dhëmbëve në muzikalin Sandman (1998) me regji të babait të saj Ernie Lively.
5-Koleksionon Louboutin
Blake Lively zotëron bukurinë e 300 këpucëve Christian Louboutin, duke e konfirmuar veten si koleksionistja më e madhe e këpucëve me taban të kuq. Në shkurt 2011, stilisti i këpucëve Christian Louboutin i kushtoi asaj një palë këpucë të quajtura “The Blake”.
6-Nuk ka studiuar kurrë aktrim
Blake Lively është një nga të paktët në Olimpin e Hollivudit që nuk ka studiuar kurrë aktrim. Por të dy prindërit e saj mësonin aktrimin dhe ajo i ndoqi ata gjatë leksioneve, kështu që duket sikur ka qenë gjithmonë në skenë dhe sheshxhirim.
7-Ajo është një kuzhiniere e shkëlqyer
Pasioni i saj i vërtetë janë ëmbëlsirat dhe kur udhëton gjithmonë dëshiron të mësojë si të gatuajë pjatat e vendit që viziton. Një nga ëndrrat e saj në sirtar është të hapë një restorant.
8-Hapi një blog, por e mbylli menjëherë
Fatkeqësisht, blogu i Blake Lively nuk arriti suksesin e shpresuar. Quhej “Preserve” dhe kishte të bënte me modën dhe historitë e artizanëve të vegjël amerikanë, megjithatë kritikat dhe dështimi fillestar e shtynë Lively ta mbyllte atë disa muaj pas lançimit, me keqardhje të madhe.
9-I mbush miqtë me dhurata “budallaqe”.
Blake ka një ironi vdekjeprurëse që shpesh rezulton në pajisje dhe aksesorë për t’u dhënë miqve dhe kolegëve. Për shembull, në fund të xhirimeve shumë intensive dhe kërkuese të The Beasts, aktorja u dha të gjithë anëtarëve të kastit një bluzë ku shkruhej “I mbijetova Oliver Stone”.
10-Ka një këmbëngulje dhe synim të jashtëzakonshëm
Për të luajtur më mirë rolin e saj në The Beasts, Oliver Stone i kërkoi asaj të ushtrohej në poligonin e qitjes. Edhe pse aktorja nuk kishte përvojë me armët e zjarrit, tre të shtënat e para që gjuajti goditën në qendër, duke treguar një synim vërtet të çmendur.