FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Iku nga gara e Big-ut mes dyshimeve mbrëmë në Prime, Bardhi: Miqtë dhe familja ime janë…

Bardhi u largua mbrëmë nga gara në “Big Brother Albania VIP 3” pas lajmit se nëna e tij është e sëmurë dhe ndodhet në spital. Vendimin e mori pasi brenda në shtëpi hyri vëllai i tij, i cili i komunikoi edhe lajmin.

E dashura e tij, Sara Gjordeni, e cila edhe kjo u largua pak ditë më parë ka hedhur dyshime, duke thënë se “ka rezerva ndaj palëve të treta”. Bardhi është pyetur për këto dyshime të Sarës, por ai tha se “miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë”.

Ledion Liço: I duket disi e dyshimtë kjo situatë

Swiss Digital Desktop Reklama

Sara Gjordeni: Jo, jo e dyshimtë! Nuk doja të flisja para kohë. Thjesht mënyra dhe disa rezerva sepse unë kam qenë në kontakt me Jetmirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ledion Liço: Pra i duket disi e dyshimtë mënyra si është menaxhuar nga ana e menaxhimit tënd kjo situatë. Në asnjë moment nuk ka dashur të insinuojë që kjo gjëja të jetë një hiperbolizim i situatës, por ka frikën se mos pëlqimi i menaxhimit tënd artistik për lidhjen tuaj mund të këtë çuar në këtë gjë. Sara thotë se nëse është ashtu do më vinte shumë keq dhe nuk do doja të hështja, apo jo?

Sara Gjordeni: Jo totalisht kështu, por të respektojmë situatën e Bardhit dhe të lamë atë të flasë.

Bardhi Idrizi: A kemi kohë të bëjmë këtë bisedë.

Ledion Liço: Po kemi.

Bardhi Idrizi: Nëse mami është mirë.

Ledion Liço: Po patjetër.

Bardhi Idrizi: Unë nuk jam duke menduar asnjë nga situatat që thatë. Miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?