“Influencuesi më i mirë”/Zbulohen shifrat që fiton Romeo nga postimet

Influencuesi më i mirë për momentin në tregun shqiptar, është Romeo Veshaj, banori i ‘Big Brother VIP Albania’.

Kjo u bë e ditur një ditë më parë nga Anaid Kaloti, teksa ishte i ftuar tek ‘E Diell’. Ai ka zbuluar, se në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.

“Mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë”- tha ndër të tjera Anaidi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biseda në studio:

Swiss Digital Mobile Reklama

Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influenceri më i mirë në treg.

Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?

Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.

Ed Manushi: U habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.

Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?