“Injorant, pir*dhu…”, Iva Tiço kapet keq me komentuesin që i tha të gjejë burrë

Gazetarja Iva Tiço është kapur ditën e sotme me një ndjekës i cili e ka pyetur pse nuk ka gjetur një burrë të mirë deri tani.

Komenti nuk i ka pëlqyer aspak gazetares dhe kaq ka mjaftuar dhe Tiço shfaqet e revoltuar duke publikuar replikën në profilin e saj në Facebook.

‘Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj’ i shkruan ndjekësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
‘Se vendi është imbushur me injorant si ty.Pirdhu’ ka qënë përgjigja e saj.

Më Pas Tiço ka shkruajtur:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?