Ish-deputeti i del në mbrojtje Fjolla Morinës: E përkrah këtë nënë që punon për të rritur fëmijët e saj

Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në “arrest shtëpie” në qytetin e Kukësit, pasi u kap me 2 pistoleta dhe fishekë në makinën e saj.

Ajo reagoi dje lidhur me një lajm që kishte qarkulluar në media se makinën luksoze Audin Q7, ia kishte blerë biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin thuhet se është në një lidhje.

Fjolla mohoi të kishte lidhje intime me biznesmenin, ndërsa në mbrojtje të saj ka dalë edhe ish-deputeti Labinot Tahiri, i cili është edhe këngëtar.

Tahiri këshillon Fjollën të mos e lodhë veten, ndërsa i kërkon qytetarëve të mos e paragjykojnë.

“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nënë e njeriu që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lëkurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afër vetes gjithmonë sepse ke fëmijët. E për fjalët dhe për ne mos e lodh veten”, shkruan ai.

SHKARKO APP