Ish-missi rrëfen tmerrin e tërmetit në fund të shtatzanisë: Kam zbritur shkallët që dridheshin…
Afroviti Goge, e ftuar në “Ftesë në 5” ka folur rreth ardhjes në jetë të djalit të saj. Ajo u shpreh se lindja e djalit të saj përkonte me kohën e tërmeteve në Shqipëri, në muajt e fundit të vitit 2019. Ajo ka thënë se ka lindur parakohe dhe sipas saj një shkak për këtë ka qenë dhe tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë.
“Ishte planifikuar të lindja në datë 25 dhjetor, por doktoresha më sugjeroi lindje natyrale dhe Davidi erdhi në jetë në datë 19 dhjetor. Atë natë unë kam zbritur në shkallët që dridheshin dhe dola jashtë e para”, tregoi ndër të tjera ajo.