Ish-modeli i njohur: Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon, jeton nën hijen e Kledi Kadiut

Ilir Shaqiri është një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”. Ai ka arritur të ndërtojë karrierën e tij të sukseshme si balerin në Itali ku edhe jeton me bashkëshorten dhe vajzën. Karriera e Ilirit është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale së fundmi.

Oni Pustina, ka tërhequr vëmendje me komentin e tij lënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram. Pustina shkruan disa gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth Ilirit. Ai shkruan se balerini Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre.

“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut,”mikut” të tij më të ngushte! Ka një jetë që xhelozon per çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me cdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vertet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndiehet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish miqve te tij në Itali,e mbi të gjitha mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?