FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja kur do e sjellë këngën e re Rita Ora

Rita Ora siç duket do të lansojë së paku edhe një këngë gjatë këtij viti.

Ajo për MTV ka konfirmuar se do ta lansojë edhe një këngë para se udhëheqë edicionin e sivjetmë të “Europe Music Awards”, që mbahet në Londër më 12 nëntor, transmeton Koha.net.

Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se kënga quhet “Anywhere”, dhe do të lansohet më 20 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, është shprehur Ora.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rita Ora kohëve të fundit ka lansuar dy këngë të suksesshme, “Your Song”, si dhe bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?