Ja kush mund të fitojë Oscar 2019

Edhe pak orë nga ndajnë nga shpallja e fituesve të çmimeve Oskar në 24 kategori. Sipas një parashikimit të ekspertëve të gazetës Nju Jork Tajms, filmi bardhezi “Roma” i regjisorit Alfonso Cuaró, mbetet i favorizuari kryesor. Nëse del ky parashikim, do të jetë hera e parë që një punim i kandiduar gjithashtu në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj dhe i shpërndarë nga Netflix të fitojë një Oscar.

Alfonso Cuaró, nga ana tjetër është i favorizuar për të marrë çmimin “regjisori më i mirë”. Film tjetër që mund të surprizojë është ai “A Star Is Born” me Laddy Gaga dhe Bradley Cooper.

Në kategorinë e aktores më të mirë, Nju Jork Tajms parashikon se trofeun do e marrë 71-vjeçarja Glenn Close për filmin “The Wife.” Ndërsa statujën e oskarit për kategorinë e aktorit më të mirë mund të rrëmbejë sipas gazetës, Rami Malek, që luajti ish-solistin e grupit Queen Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody.” Një tjetër i favorizuar është Christian Bale, që interpreton në filmin “Vice”, dedikuar ish-zv./presidentit amerikan Dick Cheney.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?