“Jam bija e një njeriu që kaloi 24 vite në burg”, Jona Spahiu bën postimin prekës
Protesta e studentëve ditët e fundit është mbështetur nga shumë figura të njohura të ekranit.
Një ndër to është moderatorja Jona Spahiu, e cila ka treguar për herë të parë një detaj prekës nga jeta e saj.
Prezantuesja ka shkruar se protesta është gjëja më shpresëdhënëse e duke zbuluar se i ati kaloi 24 vite në burg.
Jona shkruan:
Si nje qytetare e ketij vendi,
Si nje studente e dale nga Fakultetet Monopol,
Si e bija e nje njeriu qe kaloi 24 vite te jetes se tij ne burgjet komuniste ne kerkim te se drejtes,
Kjo eshte gjeja me shpresedhenese qe me kane pare syte…”

