Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndahen pas dy vitesh martesë?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një nga çiftet më të komentuara në shtypin rozë.

Së fundmi po përflitet se çifti mund të jenë ndarë pasi marrëdhënia e tyre nuk po funksionon pas dy vitesh martesë.

Në fakt, i afërm i çiftit tha për ‘In Touch’ se Affleck është larguar nga shtëpia e tyre, ndërsa Lopez është parë duke kërkuar për shtëpi në Beverly Hills.

Ai është i përkushtuar ndaj punës dhe fëmijëve të tij. Ai tashmë është shpërngulur dhe ndoshta do të duhet të shesin shtëpinë e ëndrrave që shpenzuan dy vite për të gjetur, duke iu referuar shtëpisë 60 milionë dollarëshe të çiftit. Gjërat nuk janë në rregull për një kohë të gjatë dhe ata kanë provuar gjithçka për të ecur përpara” është shprehur i afërmi i tyre.

Megjithëse pavarësisht këtyre aludimeve asnjë prej tyre nuk i ka mohuar dhe as pohuar këto lajme.

Kujtojmë se JLo dhe Affleck u takuan në fillim të viteve 2000 dhe pas 20 vitesh shkëputje ata u lidhën përsëri në vitin 2021.

SHKARKO APP