Jennifer Lopez shihet duke udhëtuar në një linjë ekonomike fluturimi!

Jennifer Lopez u pa së fundmi duke fluturuar në një linjë ekonomike. Ylli i muzikës pop e cila ka një pasuri prej 400 milionë dollarësh po udhëtonte nga Napoli për në Paris, me një linjë ekonomike ku çmimet fillojnë nga 134 euro. Pavarësisht se fluturimi ofronte edhe kabina të klasit biznes, nëna e dy fëmijëve zgjodhi të udhëtonte në seksionin ekonomik, megjithëse kishte rezervuar edhe ndenjësen e mesme për çantën e saj. Vendimi i J Lo për të fluturuar kështu, vjen pasi ajo mori disa goditje financiare duke anuluar turneun e saj në mes të krizës martesore me Ben Affleck.

Muajt e fundit, Jennifer është përballur me thashethemet për një divorc dhe në mes të kësaj drame, njoftoi anulimin e turneut të saj “This Is Me… Live”, i cili ishte caktuar të fillonte në korrik, pak para ditëlindjes së saj të 55-të. Së fundmi janë shtuar zëra se Lopez nuk është “shefe” e mirë. “Mos e shikoni zonjën Lopez në sy!”-ishte rregulli i rreptë dhe i çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin e saj.

Ish-punonjësit e saj pohuan se këngëtarja kishte vënë rregull që asnjë nga stafi i saj nuk duhet ta shihte në sy apo të bënte kontakt me sy me të. “Një shoqja jonë ka punuar për ndriçimin e një prej koncerteve të saj. Të gjithë punëtorët ishin udhëzuar rreptësisht: “Mos e shikoni zonjën Lopez. Ju nuk duhet të keni kontakt me sy me të!”

Gjithashtu, ky raportim u përforcua nga histori të tjera, ku thuhej se as shoferët nuk lejoheshin ta shihnin në sy, madje, as nga pasqyrat e makinës. Duke folur në një episod të podcast-it të saj, prezantuesja amerikane Meghan McCain kujtoi me përbuzje bashkëpunimin me Jennifer Lopez, duke e cilësuar përvojën shumë të pakëndshme. Ish-prezantuesja e “View” ka folur për paraqitjet e këngëtares në ‘talk-show’ gjatë ditës që ajo organizoi midis 2017 dhe 2021 në episodin e fundit të podcast-it të saj, ‘Citizen McCain’. Së fundmi edhe një stjuardese greke ka komentuar për sjelljet jo të mira të Jennifer Lopez ndaj stafit të hoteleve apo restoranteve që ka vizituar.

SHKARKO APP