Jolie mbrëmje relaksi me fëmijët

Aktorja hollivudiane Anxhelina Jolie dhe katër fëmijët e saj janë fotografuar mbrëmjen që lamë pas në kinema. 43-vjeçarja së bashku me Maddox, Pax, Zahara dhe Shiloh shijuan mbrëmjen së bashku  me nënën e tyre teksa panë premierën e dokumentarit ‘Serendipity’ i Prune Nourry.

Ky produksion tregonte rrugëtimin e Nourry pasi u diagnostifikua me kancer gjiri, trajtimin e saj si dhe reagimin e trupit. Një temë e tillë është shumë e ndjeshme për Jolie, nëna e së cilës u largua nga jeta nga kjo sëmundje.

Ndërkohë vet aktorja vite më parë ka hequr të dy gjinjtë pasi rrezikohej të prekej nga kjo sëmundje. Përveç mbështetjes për këtë dokumentar,  fëmijët e aktores padyshim ‘vodhën’ pjesën më të madhe të vëmendjes, pasi pozuan të lumtur përpara bliceve të aparateve. Gjithashtu ata kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjyqit të kujdestarisë mes Anxhelinës dhe babait, aktorit Brad Pitt pas divorcit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?