Jonida Maliqi zbulon emrin e stilistit që do ta veshë në Eurovision

Këtë vit, Jonida Maliqi do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën fituese “Ktheju Tokës”.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan!”, Jonida ka treguar se për veshjen e saj do të kujdeset stilisti i njohur shqiptar, Ardi Asllani.

“Ekskluzivisht për ju sonte, do të zbuloj se për veshjen time do të kujdeset një djalë shqiptar i cili punon shumë bukur, sidomos veshjet etnike, Ardi Asllani”, është shprehur këngëtarja pasi është pyetur nga gazetarët e vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardi Asllani është kostumografi dhe stilisti i preferuar i shumë yjeve shqiptarë dhe me siguri që do të realizojë një punë të shkëlqyer me Jonidën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunon, pasi bashkë kanë realizuar shumë projekte të suksesshme edhe më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?