Jonida zbulon tatuazhin në vendin ”intim”
Jonida Maliqi njihet si një ndër këngëtaret më me stil në showbizin shqiptar dhe gjithnjë shfaqet e kuruar deri në detaje.
Në pamjen e Jonidës tërheqin vëmendjen edhe tatuazhet e saj për të cilat Jonida foli sot në “Xing me Ermalin”.
“Tatuazhin e parë e kam bërë në moshën 16-vjeçare. Kam bërë shumë tatuazhe. Të gjitha i lidh me situata jetësore. Në momente kur jam shumë e lumtur ose aspak e lumtur, e lë një gjurmë që ta kem kujtim mbi atë gjë që më ka ndodhur. Është si bllok shënimesh por i koduar”, u shpreh Jonida.
E pyetur nëse ka ndonjë tatuazh të fshehtë, Jonida u përgjigj se ka bërë një tatuazh të tillë dhe është në kurriz. Ajo është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Song Conest me këngën ”Ktheju Tokës”.

KOHA JONË SONDAZH

