Josh Brolin dhe Peter Dinklage si vëllezër
Josh Brolin dhe Peter Dinklage u bashkuan për të luajtur në filmin “Brothers”, komedinë të cilën sapo e ka blerë Legendary Entertainment pas një “gare” të gjatë.
Etan Cohen, skenaristi i cili qëndron prapa “Tropic Thunder” dhe “Get Hard”, do ta shkruajë skenarin. Andrew Lazar, i cili ishte producent për hitin e Bradley Cooper, “American Sniper”, do të jetë producent përmes kompanisë së tij të produksionit “Mad Chance Productions”.
Brolin gjithashtu do ta bëjë produksionin e filmit përmes kompanisë së tij, “Brolin Productions”, si dhe Dinklage përmes kompanisë së tij “Estuary Films”.
Detajet e ngjarjes po mbahen të fshehura, por Brolin dhe Dinklage do të luajnë – siç mund të paramendoni – vëllezërit e papajtueshëm. Burimet thonë se projekti bazohet në filmin “Twins”, komedinë e John Reitman të vitit 1988, në të cilën luajtën Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito.
KOHA JONË SONDAZH

