Jul Deda dedikim prekës për të atin: Një muaj që nuk shihemi, një përqafim desha sot!
Prej një muaji Zef Deda nuk është më. Djali i tij, aktori, Jul Deda i ka bërë një dedikim prekës të atit.
“Hej Bos, si je? U bë një muaj që nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli. Kemi edhe Krishlindjen nesër dhe kjo është hera e parë që ti feston me engjëjt, në parajsë, aty ku festohet më bukur se në tokë. Festo i qetë zemra ime…! Gëzuar Krishtlindjen. T’du fort Babo…!”
Juli e ka publikur edhe më parë porosinë e tij të fundit që dëshironte t’i shikonte gjithmonë të qeshur. Ai ka rinisur edhe emisionin e tij “99% nga Jul Deda”, ku pas vdekjes së të atit hapja e parë e emisionit ka qenë ndryshe.