Kejsi dhe Olta i japin fund fjalëve
Ditët e fundit miqësia mes Kejsi Tolës dhe Olta Bokës është vënë në pikëpyetje nga portalet. Shkak për të tilla aludime u bë intervista që Olta dha së fundmi për “Thumb” në lidhje me deklaratën e Kejsit. Diçka e tillë “ka detyruar” që vajzat të reagojnë për ta mbyllur njëherë e mirë këtë histori.
“Duke uruar të keni kaluar një të diel të këndshme, dua t’i jap fund njëherë e mirë (pa u bërë e besdisshme) lajmit mbi marrëdhënien me mikeshën time shumë të mirë Kejsi Tola. Edhe pas prononcimit tim, shoh në disa portale, interpretime që nuk kanë transmetuar atë që kam thënë dhe ndodhur në të vërtetë.
Së parë, e kam mirëkuptuar me shumë sportivitet përgjigjen e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe mendoj që kam bërë atë që çdo mikeshë e ka për detyrim moral ta bëjë, marrë shkak mbi të gjitha nga një LOJË!
Së dyti, qëllimi im sa i përket “justifikimit të përgjigjes” që mund të pasohej pas thënies së emrit tim në lojë nuk duhet të ishte kurrsesi për të më sqaruar mua (sepse kuptohet që s’e kisha aspak të nevojshëm një sqarim), por për të shmangur pikërisht këtë tymnajë dhe lum interpretimesh dhe pikëpyetjesh mbi miqësinë tonë.
Kështu, do të ishin sqaruar të gjithë ata që dyshuan mbi raportet tona dhe nuk do të ishte kaq e nevojshme të stërhollohej një LOJË, e cila për qëllim ka argëtimin, të cilën e shijova njësoj dhe vetë.
”Më vjen keq që u bëmë pjesë e një situate jo fort të këndshme për të dyja ne, ku mbi të gjitha nuk e kuptoj tendencën dhe sigurinë që kanë portalet për t’i dhënë një realitet ndryshe marrëdhënies sonë. Sot është e vështirë të gjesh miq të mirë rreth vetes, ndaj jam me fat që kam Kejsin pranë meje”,-shkruan Olta në llogarinë e saj të Instagram-it, në fotot ku shfaqet bashkë me Kejsin.
Nga ana tjetër, ndonëse vetë Kejsi s’kishte reaguar deri më tani rreth kësaj, pak minuta më parë përforcoi çfarë Olta tha përmes një postimi tjetër. U kuptuam? Jo më kot, Kejsi thekson “shumë gjatë”, si për ta bërë të ditur se të tilla thashetheme nuk kanë ndikuar dhe as do të ndikojnë në miqësinë e tyre prej vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

