Këngëtari i njohur: Jam lodhur nga jeta e natës, më krijon probleme me dëgjimin

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi i ftuar këtë mëngjes në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel tregon më shumë mbi veten dhe pasionet e tij, përtej muzikës.

Ai thotë se bën një jetë të qetë, mes pasioneve për notin, fitnesin apo serialet televizive.

“Unë bëj në përgjithësi një jetë të qetë. Kam pasion notin, e nis tani në mars kur nxehet edhe koha, pasi në Kosovë kemi disa pishina të përmasave të mëdha, dy herë në javë ushtroj fitness, po ashtu shoh edhe seriale, pasi mësoj prej tyre”, tha Kasapi, ndërsa shtoi më tej se jetën e natës e ka reduktuar në masë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam lodhur me jetën e natës pasi më krijon edhe probleme me sistemin e dëgjimit”, u shpreh këngëtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?