FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtari shqiptar në turne me këngëtaren me famë botërore

Stanaj ka kënaqur të gjithë ndjekësit e tij më lajmin e publikuar ditën e djeshme. Këngëtari me origjinë shqiptare është shndërruar në një nga artistët e rinj më të dashur dhe të përfolur së fundmi.

Pas suksesit që ka korrur me projektin e tij të fundit muzikor, “The Way I Love Her”, Stanaj ka treguar se do të nisë së shpejti një turne muzikor nëpër Europë si i ftuari special në koncertet e Jessie J.

“Do të jem në turne me këtë perlë, Jessie J. Rezervoni biletat tuaja. Po pres tju shoh me padurim të gjithëve”, ka shkruar në njërin prej postimeve të bëra në rrjetin social Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në një tjetër postim, krenaria shqiptare shkruan: “Shumë i emocionuar që do të jem duke performuar në Europë për herë të parë. Të këndoj për ju, është ndjesia më e bukur në botë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?