“Keni ca kohë që po e ekzagjeroni”, moderatori shqiptar i kthehet keq kolegëve

Moderatori i emisionit “Wake up”, Isli Islami është padyshim një ndër personazhet i cili përveç pamjes së tij ka tërhequr vëmendjen dhe me postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale.

Isli prej kohësh është shumë aktiv në ‘Instagram’, ku dhe vazhdimisht publikon moment nga jeta e tij. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ai ka habitur fansat teksa ka publikuar një status ironik për të gjitha ato kolege që e konsiderojnë veten Diva.

“Fjala ‘Diva’ mori në telefon dhe kërkoi që mos ta përdorni më. I vjen zor dhe nga vetja duke parë sa pa kriter po e përdorni. Hajde me xhaxhin se keni ca kohë që po e ekzagjeroni dhe s’ju kemi ngacmuar se menduam që do bënit kthesë vetë”, ka shkruar Isli në postimin e tij duke mos sqaruar se për kë e kishte këtë thumbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?