Kërkohet nga policia e Kosovës bashkë me Noizy-n, reagon Dj Crax: S’jam kriminel, unë vij nga familje dëshmorësh
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin Noizy dhe mikun e tij, Bahtjar Bajraktari, (i njohur me emrin e artit si Dj Crax ) pjesë e grupit të tij muzikor. Ata kërkohen nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku u dhunua Medi Iseni.
Pas Noizy-it, ka reaguar edhe Bajraktari, i cili shprehet se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, dhe as nuk i fshihet drejtësisë.
”Vij nga një familje dëshmorësh, fisnike dhe me traditë shqiptare dhe ndihem i turpëruar për gjithë këtë ngjarje. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do vij në vendin e vet.
Ne nuk kemi lenë vend për dhunë në asnjë moment, jo sot po as dje e as nesër, puna jonë ka qenë dhe do jetë e pastër duke mos e ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha, duke iu shmang problemeve gjithë kohës”, shkruan ai në deklaratën e bërë në rrjetet sociale.