Këshillat e Meghan-it po pushtojnë internetin

Sot, më 8 Mars Meghan Markle ishte pjesë e panelit të King’s Collage, në Londër ku u fol gjatë për gratë dhe çdo kauzë që lidhet me to. Nga i gjithë ky diskutim, çfarë do të mbahet mend gjatë janë thëniet e princeshës, të cilat aktualisht po pushtojnë Twitter-in dhe jo vetëm.

Meghan Markle foli për rëndësinë e zërit të gjithsecilit në lidhje me barazinë gjinore.

#1.“Nëse gjërat janë gabim dhe ka mungesë të theksuar drejtësie dhe pabarazie, dikush duhet të thotë diçka- dhe pse të mos jesh ti?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Princesha tha gjithashtu se në rrjete sociale nuk mjafton thjesht lobimi për ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

#2.“Hashtaget nuk mjaftojnë.”- tha ajo duke shtuar se nuk e përdor kurrë Twitter-in por lexon çdo ditë The Economist.

Për Markle, është e rëndësishme që burrat të bëhen pjesë e lëvizjes feministe.

#3.“Ne duhet të jemi feministe globale dhe të përfshimë burrat dhe djemtë në këtë.”

Dukesha e Sussex-it, tha midis të tjerave se si bebushi po e trajton atë gjatë shtatzënisë.

#4.“Është e lezetshme, kam bërë shaka këto javët e fundit. Kam qenë duke parë një dokumentar në Netflix rreth feminizmit dhe një nga gjërat që ato thoshin për shtatzëninë ishte: “I ndjej shkelmimet embrionale të feminizmit.” E doja shumë këtë shprehje, prandaj çfarëdo që të jetë, djalë ose vajzë, uroj të jetë ky rasti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?