Kiara poston foton e vajzës, Luizi i bën komentin epik
Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli dy javë më parë janë bërë prindër për herë të parë, e vogla e tyre Luna Mari Ejlli ka ardhur në jetë.
Së fundmi Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të vogëlushes, duke i mbuluar fytyrën.
“Bëra një dëshirë dhe ajo mu realizua”- shkruan ajo krahas fotos së Lunës, duke treguar se mezi ka pritur që të mbajë në krahë të voglën e saj.
Megjithatë vëmendjen e ka marrë një koment i Luizit në postimin e moderatores.
Këngëtari ka treguar se Luna i ka ngjarë atij edhe te nga gishtat e këmbës.
“Veç gishtat e këmbës i ka si unë të tjerat dihet…si unë prap”– ka shkruar këngëtari.