Konkurrentja e “She’s on Top” rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri: 7 muajshe isha me të nxira në krah, kur nxori thikën…

Konkurrentja e “She’s on Top”, Erika ka vendosur që të ndajë me publikun një histori shumë personale të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeçe ka nisur një lidhje me një djalë, që më pas u fejuan dhe u martuan. Në kohën kur ata ishin të fejuar mbeti shtatzënë dhe në këtë periudhë ai jetonte jashtë Shqipërisë dhe nisi të ishte xheloz.

“Më dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike kur isha shtatzënë, e bënte me vetëdije të plotë, për momentin nuk e logjikonte më pas më thoshte më fal. Ai nuk kishte asnjë lloj problemi as me alkoolin as me drogën ishte i rregullt, i thjeshtë, familjar, mendoj që kanë në trauma që i ka pasur nga fëmijëria.

Kur kam qenë 7 muajshe kam pasur të nxira në krah. Pa punë ishte ai, pa punë isha unë, kjo s’do të thotë e duhet të ushtrosh dhunë fizike. S’kishte një arsye madhore. Babi im ka ardhur të nisej në Itali, por kam qenë unë që e ndalova, e dija që do të ndodhte diçka. Më nxori thikën, ma drejtonte në mënyrë kërcënuese, çuni nuk ishte as një muajsh, kemi pasur muaj lumturie me raste kur nuk ishte i fiksuar. E gënjeva për të mirën time dhe e bebit”, tha Erika.

SHKARKO APP