Kontabilisti i vjedh 292 mijë euro klubit të futbollit për t’i shpenzuar me modelen

Një kontabilist ka vjedhur 250 mijë Paund nga një klub futbolli i ligës jo profesioniste për t’i shpenzuar me një modele që kishte njohur në internet. Ngjarja është shënuar në Britani të Madhe.

Sipas Daily Mail, Andrew Barnbrook i shpenzoi paratë duke i blerë dhurata modeles së quajtur Victoria Sinclair. Pjesën më të madhe të parave ai e shpenzoi duke folur online përmes webcamera me modelen. Biseda online kushtonte 8 Paund për minutë. 37-vjeçari, i cili punonte si ndihmës kontabilist në ekipin e Lancashire, transferoi paratë në llogarinë e tij personale.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj Andrew Barnbrook, klubi tha se nuk ka asnjë mënyrë që të rikuperohen paratë e shpenzuara, pasi ato janë shpenzuar. Prokurori i çështjes tha se 37-vjeçari kishte paguar edhe për takimet ballë për ballë me modelen e quajtur Victoria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje i kishte blerë edhe dhurata të shtrenjta. Sipas akuzave që u thanë në sallën e gjyqit, kontabilisti i ka shpenzuar të gjitha paratë e vjedhura nga klubi i futbollit. 37-vjeçari u shpall fajtor, por çështja ka shkuar në gjykatën më të lartë dhe seanca është parashikuar të mbahet në muajin Prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?