Kristen Stewart habit me pamjen, bën ndryshimin drastik

Ajo konsiderohet si një nga aktoret më ekstravagante të Hollivudit, e njohur për “çmenduritë” e saj sidomos në pamje.

Këtë herë aktorja Kristen Stewart u shfaq në sfilatën “Chanel Metiers D’art” thuajse pa vetulla dhe me grim mjaft të rënduar, ku theksohej ngjyra neon.

Ndërkohë sa i përket veshjes ajo kishte zgjedhur një këmishë të bardhë, thuajse transparente, një palë pantallona të shkurtra lëkure, një çantë të vogël të zezë dhe çizme të gjata deri tek gjunjën në ngjyrë të zezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket jetës personale, pak kohë më parë Kristen dhe modelja Stella Maxwell bënë zyrtare lidhjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?