Ky është i vetmi personazh shqiptar që ndiqte Karl Lagerfeld

Vetëm pak ditë më parë ikona e ‘Chanel’ dhe ‘Fendi’, stilisti Karl Lagerfeld u nda jeta në moshën 85-vjeçare. Shumë nga personazhet e njohur të showbizit botëror, por edhe shqiptar  shprehën hidhërimin e tyre për vdekjen e stilistit.

Ndonëse ishin të shumtë ata që e kishin takuar Lagerfeld dhe kishin kujtime me të, stilisti i ndjerë në Instagram ndiqte vetëm 184 persona dhe faqe.

Mes tyre është edhe një personazh i njohur shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur dhe fashionisten Jonida Maliqi. Duket se stilisti i ndjerë e kishte pikasur stilin e veçantë dhe gjithnjë të kuruar të këngëtares shqiptare. Pas vdekjes së tij, Jonida publikoi një nga shprehjet e njohura të Lagerfeld, e cila ishte “Mbaj më të mirën, harroji të tjerat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?