Kylie Jenner do i japë fund beqarisë, zbuloni planet e milioneres

Kylie Jenner do të bëhet nuse së shpejti. Ndonëse është shumë e rezervuar për jetën private, sipërmarrësja do të martohet me të dashurin e saj, Travis Scott këtë verë.

Një burim pranë saj ka zbuluar disa detaje për Radar. 22-vjecarja u frymëzua nga dasma sekrete e Joe Jonas dhe Sophie Turner, prandaj dëshiron të njëjtën gjë. Mund të mos shohim asgjë vec disa fotografive në Instagram pasi Kylie nuk dëshiron ta regjistrojë për shfaqjen e tyre.

“Kyliet nuk i pëlqen që Stormi erdhi në jetë, kur ajo nuk ishte e martuar me Travis, por gjatë asaj periudhe lidhja e tyre kishte probleme. Për më tepër që as Kylie, as Travis nuk po binin dakord për kontratën paramartesore. Më pas gjërat u vështirësuan kur një vajzë kontaktoi Kylie dhe i tha që Travis e kishte tradhëtuar me të. Fillimisht ishte e vështirë, por Kylie e kuptoi që ajo vajzë gënjente, sepse nuk kishte asnjë provë. Tani Kylie është gati të martohet me Travis”, tha burimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?