Kylie Jenner zëvendëson Jordyn Woods, ja kush është shoqja e saj e ngushtë tani
Jordyn Woods tregoi se miqësia me Kylie vazhdon të jetë njësoj, ndonëse u përfshi në skandalin e tradhtisë me Tristan Thompson.
Ndërsa Kylie nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje, është parë duke dalë për të bërë blerje me një mikeshë tjetër. Të dielën, ajo u fotografua me Heather Sanders në qendrën tregtare “The Village” në Calabasas.
21-vjeçarja ishte pranë Heather dhe po shihnin për orë Cartier dhe disa këpucë të ndryshme. Të dyja kanë kaluar shumë kohë bashkë që prej tradhtisë së Jordyn, ndërkohë që Kylie ka qëndruar pranë motrës së saj Khloe, ish-partnerja e Tristan.
Kylie dhe Heather janë njohur në 16-vjetorin e ditëlindjes së Kendall, ku performonte Tyga. Heather është e fejuar me King Trill shokun e ngushtë të Tyga, me të cilin ka dy fëmijë.
Shoqëria e tyre u bë më e fortë kur ishin shtatzënë. Kylie ishte në pritje të vajzës së saj Stormi ndërsa Heather do të bëhej nënë për herë të dytë. Duket se Jordyn është zëvendësuar përfundimisht.

KOHA JONË SONDAZH

