Lady Gaga bën një deklaratë të çuditshme

Prej më shumë se një jave po qarkullon një lajm se me shumë mundësi Lady Gaga është shtatzënë. Sipas “Star”, artistja është dëgjuar të tregojë në një festë pas ceremonisë së çmimeve Oscar se është në pritje të një fëmijë por as që ia ka idenë se kush është i ati.

Disa aludonin se me shumë mundësi fëmija është i ish të fejuarit Christian Carino ndërkohë që të tjerë po vinin bast se babai është Bradley Cooper (Çfarëëë?).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një kohë kur shpërndarja e thashethemit për një shtatzëni të këngëtares po merrte përmasa gjigante, vetë Gaga reagoi përmes një postimi në Instagram duke thënë se në fakt është shtatzënë…por me muzikën!

“Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6” u shpreh Lady duke promovuar ashtu tërthorazi albumin e saj të ardhshëm.

Ja një eko e bebushit- album shkruajti dikush:

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?