Loredana dhe Mozzik janë sërish bashkë

Loredana dhe Mozzik janë sërish bashkë. Kështu të paktën po lënë të kuptohet nga postimet e tyre të fundit në rrjete sociale.

Në InstaStory, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar të njëjtën çantë dhe valixhe, duke treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kaq u desh që fansat të besojnë se është rikthyer.

A janë rikthyer vërtetë mbetet për t’u parë, megjithëse edhe aq çudi nuk është duke marrë parasysh se sa herë janë ndarë e bashkuar, herë prej vajzës, Hana, e herë prej muzikës dhe bashkëpunimeve në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se para pak kohësh Mozzik i dedikoi asaj disa tekste këngësh duke u shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku sepse kanë “një engjëll” mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?