Me shumë mundësi, bebi mbretëror do quhet…

Meghan Markle pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pranverën e këtij viti. Meqë jemi në prag të lindjes së bebit mbretëror, sigurisht që është menduar mirë e mirë se cili do të jetë emri i tij/saj. Në një kohë kur ende nuk dihet gjinia e saktë (ndonëse dyshohet të jetë djalë), “Cosmopolitan” na prezanton një listë të emrave, njëri prej të cilëve *me shumë mundësi* do të jetë emri i fëmijës.

Në rast se do bëhen me vajzë:

Victoria-Lista kryesohet nga emri Victoria për vetë faktin se mbretëresha Victoria konsiderohet si një monarke ikonike, e cila zuri vend denjësisht në një botë të dominuar nga burrat. Për Meghan- in, një feministe 24 karatëshe, ky emër bën shumë sens.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alice-Probabiliteti që vajza e dyshes Harry- Meghan të quhet Alice është shumë i lartë. Alice u quajt e ëma e princit Philip, për të mos përmendur vajzën e mbretëreshë Victoria- s. Kështu s’është çudi që Harry të nderojë të afërmit e gjyshit në një mënyrë tepër të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diana-Pasi Kate dhe William zhgënjyen duke e quajtur të bijën Charlotte, mund të jetë radha e Meghan- it dhe Harry- t për t’i ndrequr gjërat me të ndjerën Diana.

Në rast se do bëhen me djalë:

Albert-Sapo u shpërnda lajmi se Markle po priste një fëmijë, kudo u përfol se Albert mund të jetë emri i përzgjedhur. Jo vetëm që është tepër i pëlqyer nga familja mbretërore, por është edhe emri i burrit të mbretëreshës së dashur Victoria.

Arthur-Nisur nga legjenda e mbretit Arthur (A), emri në fjalë është tepër i pranishëm në rangun mbretëror. Megjithatë gjasat janë disa të pakta pasi vështirë që Meghan të përzgjedhë një emër kaq klishe (ndjesë Arthur- ave).

Philip-Tashmë është i njohur edhe për masën e gjerë raporti tepër i ngushtë mes Harry- t dhe gjyshit. Do të ishte një nderim tepër special për këtë të fundit nëse fëmijës do t’i vendosej emri i tij, teksa ai është ende gjallë.

Marrë nga /Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?