Meri Shehu tregon shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat
Dashi (4 yje)
Ndryshon Jupiteri pozicion dhe shkon te Dashi. Shkon Jupiteri në Binjak dhe për Dashët ky është një pozicion i mirë. Fillon komunikimi, lehtësohen dhe dalin nga komplekset ekonomike, por duhet të shfrytëzojnë datën 23-25 për këto çështje të rëndësishme ekonomike.
Demi (3 yje)
Takohet Afërdita me Jupiterin në Dem në datën 23, një ditë shumë me fat kjo. Por për Demët kjo do të jetë java e fundit me kaq shumë planetë në shenjën e tyre. Është java e fundit që mund t’u japë fat dhe mundësia, kështu që duhet ta shikojnë. Pastaj kalon Jupiteri nga Demi në Binjak.
Binjakët (4 yje)
Futet Jupiteri në shenjën e tyre kjo është me fat, fillon fati për Binjakët. Por çdo medalje fati ka dy anë, ka anën e mirë ka edhe anën e keqe kështu që varet se si do ta përpunojnë. Një takim i fshehtë i rëndësishëm pune mund të bëhet në datën 23, por eklipsi e hëna e plotë në Shigjetar është e vështirë kësaj jave për Binjakët që duhet të kenë kujdes marrëdhëniet në çift dhe në bashkëpunime të ndryshme.
Gaforrja (2 yje)
Gaforret duhet të përgatiten për një vit të vështirë sepse futja e Jupiterit në Binjak nuk është një faktor pozitiv për ato pasi i mbyll që t’i parapëgatisë për një vit të vështirë më vonë. Kështu që Gaforret do të ndjehen disi vetëm dhe disi të bllokuara, jo në qejf apo në humor dhe hapet “Kutia e Pandorës” për disa çështje delikate.
Luani (3 yje)
Çështje karriere, do të mbyllin diskutime dhe kontrata të mira dhe një takim i rëndësishëm pune që mund të firmosen kontratat e mira për Luanët në datën 23. Hëna e plotë në Shigjetar tregon që ka një ndjenjë refleksi të bukur për t’i mbyllur derën së kaluarës dhe për të hapur gjëra të reja, por e kaluara kapet tani dhe u jep madhështinë shumë Luanëve. Luanët duhet të ngelen në ato gjëra që kanë pasur pa u futur akoma në gjëra të reja.
Virgjëresha (2 yje)
Jupiteri që futet në Binjak është pozitiv, por ka katërkëndësha, sforco të mëdha për të arritur në karrierë ose në çështje të rëndësishme. Ka disa të cilët do të stimulohen bukur, do të kurorëzohen shumë bukur, por është pak e vështirë deri sa ta kuptojnë se cila është rruga e vërtetë, sepse Binjaku ka dy rrugë. Mund të marrin rrugën e duhur, por mund të mos marrin rrugën e dukur për shumë Virgjëresha që të arrijnë atje ku duhet sidomos në lidhje me karrierën dhe me jetën personale.
Peshorja (4 yje)
Peshoret kanë fat në ekonomi, në dashuri pasi takohet Afërdita me Jupiterin në Dem dhe është një ngjarje shumë e rëndësishme. Madje sot edhe Marsi ka lidhje me “karmën veriore” dhe janë ngjarje “karmike” që do të ndodhin. Peshoret mund të marrin një trashëgimi ose të kenë një takim atje ku nuk e prisnin.
Akrepi (3 yje)
3 yje sepse të gjithë planetët janë akoma përballë dhe takimi i Afërditës me Jupiterin ndodh në Dem dhe ndoshta e shikojnë pak me syrin e të tjerave, por ndodh edhe për ta një ofertë e mirë pune, një bashkëpunim ose ndoshta edhe një martesë e rëndësishme. Një punë “karmike” që i vjedh, i plotëson dhe u jep shpërblim ose dëmshpërblim, duhet të shikojnë rrugën më të lehtë. Rruga për të gjetur para është më e lehtë nga sa e mendoni.
Shigjetarët (1 yll)
Shigjetarët kanë hënën e plotë në shenjën e tyre dhe u jep një panoramë të mrekullueshme, por u futet Jupiteri përballë shenjës në opozitë, futet në Binjak dhe shumë Shigjetarë do të shohin që përballë tyre nuk do të kenë vetëm eprorë dhe njerëz por edhe fëmijë që për kapriço kërkojnë t’i kundërshtojnë.
Bricjapi (2 yje)
Me futjen e Jupiterit në Binjak, Bricjapët do të merren shumë me çështje shëndetësore dhe punë, madje me dy punësime. Shumë Bricjapë do të jenë të luhatshëm, por jo me punën që ata duan të bëjnë. Kështu që nuk do të ndjehen të kompletuar. Megjithatë Afërdita me Jupiterin në Dem i bën shumë me fat në dashuri dhe ekonomi këtë javë.
Ujori (4 yje)
Paralajmërohen lajme të fuqishme në dashuri, në ekonomi dhe në jetën e tyre personale. Binjaku për Ujorët është një nga shenjat e favorizueshme, pasi do të bëni shumë famë.
Peshqit (1 yll)
Peshqit e kanë Jupiterin në shenjën më të ulët në Binjak, kështu që do të merren shumë me anën personale, pune, pronësi dhe shtëpi. Nuk do të dalin më shumë se sa ambienti i tyre i komfortit.