FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milionat që fitojnë yjet e serialeve

Lodhen pa fund, punojnë me orare të zgjatura në sheshet e xhirimeve për të realizuar një seri çdo javë, por edhe fitojnë miliona. Gazeta “HaberTurk” ka risjellë në vëmendje disa prej aktorëve më të paguar në Turqi. Çmimet që ata marrin rriten me shpejtësi marramendëse falë suksesit të jashtëzakonshëm që serialet turke kanë arritur në mbarë botën.

Në krye të klasifikimit qëndrojnë prej vitesh Kenan Imirzalioglu, Halit Ergenç dhe Kivanç Tatlitug. Ata shpesh ndërrojnë vendet, ndërsa së fundmi mes tyre është futur edhe aktori i dashur i “Fate të Kryqëzuara” Erkan Petekkaya (Xhihani).

Këtë vit në krye me diferencë jo të vogël renditet Imirzalıoglu (Ezeli), i cili në muajin tetor do të nisë një serial të ri. Ai është i fundit që ka nënshkruar kontratën dhe shifrat janë stratosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kenan Imirzalioglu: 67.000 dollarë në javë

Swiss Digital Mobile Reklama

Erkan Petekkaya: 51.000 dollarë në javë

Halit Ergenç: 40.000 dollarë në javë

Kıvanç Tatlıtuğ: 40.000 dollarë në javë

Beren Saat: 32.000 dollarë në javë

Burak Ozcevit: 24.000 dollarë në javë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?