Miriam Cani dhe Alban Skënderaj publikojnë klipin e dasmës në Maldive
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë sjellë për publikun këngën më të re “Duamë”, ku shprehin dashurinë për njëri tjetrin.
Klipi është xhiruar në Maldive, ku edhe u martuan para disa javësh. Ata kanë treguar mrekullitë e vendit si dhe momentin kur shkuan drejt altarit së bashku me vogëlushen e tyre.
Fotografitë e dasmës i shoqëruan me datën e sotme duke treguar se kanë një surprizë për fansat. “Duamë” u publikua sot, pikërisht për ditëlindjen e Miriamit.
Teksti dhe melodia e këngës është punuar nga vetë Albani, i cili shpreh me muzikë ndjenjat e tij ndaj bashkëshortes.

KOHA JONË SONDAZH

