”Miss USA” Noelia Voigt dorëzon kurorën dhe flet për shëndetin e saj mendor

Noelia Voigt u shpall ”Miss USA” vitin e kaluar, vendosi të heqë dorë nga titulli. 24-vjeçarja ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku shpjegon arsyet.

Siç e përmend në mënyrë tipike në mbishkrimin e publikimit të saj, arsyeja pse vendosi të lërë pas spektaklet e bukurisë është shëndeti i saj mendor.

”Në jetë, e vlerësoj vërtet rëndësinë e marrjes së vendimeve që janë më të mirat për ju dhe shëndetin tuaj mendor. Si individë, ne rritemi duke përjetuar gjëra të ndryshme në jetë që na bëjnë të mësojmë më shumë për veten tonë. Udhëtimi im si Miss USA ishte jashtëzakonisht domethënës, duke përfaqësuar Utah me krenari dhe më vonë SHBA si Miss Univers. Fatkeqësisht, kam marrë vendimin shumë të vështirë për të hequr dorë nga titulli i Miss USA 2023”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Noelia Voigt (@noeliavoigt)

SHKARKO APP